4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Përsëritje e zgjedhjeve presidenciale në SHBA: Një vështrim në sistemin politik dhe kandidatët

Amerikanët janë përballë një përsëritjeje të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Sondazhet tregojnë një mungesë përkrahjeje për të dy kandidatët, ndërsa zoti Trump ndeshet edhe me probleme të shumta ligjore. Të dy shihen si të moshuar, megjithëse sondazhet tregojnë se më shumë amerikanë shqetësohen për Presidentin Biden, i cili do jetë 82 vjeç në ditën e zgjedhjeve, krahasuar me zotin Trump, i cili do të jetë 78 vjeç.

Artikulli hedh dritë mbi sistemet politike që përmirësojnë pozitat e tyre dhe ndikimet e tyre në partitë respektive. Përpos kësaj, analizohet se si zoti Biden dhe ish-Presidenti Trump përfitojnë nga këto sisteme brenda partive të tyre.

“Zoti Trump është kampioni i ankesave, ai ka krijuar lidhje të fuqishme me bazën e përkrahësve të tij në këtë formë. Kur bëhet fjalë për zotin Biden, ai është i vetmi kandidat që demokratët besojnë se mund ta mposht Trumpin”, thotë Clifford Young, President i ‘Ipsos Public Affairs’, një organizatë amerikane që kryen sondazhe.Të dy kandidatët përfitojnë nga një sistem politik që favorizon pushtetarët dhe kanë ndikim të madh brenda partive të tyre.

Zoti Biden fitoi zgjedhjet paraprake në Nju Hempshër edhe pse emri i tij nuk ishte në fletëvotim.

Zoti Trump përfiton nga një proces brenda partiak që tërheq votues më të zjarrtë ideologjikisht, që përkthehet në mbështetje dërrmuese për të.

“Në zgjedhjet e përgjithshme dhe në përgjithësi në Partinë Republikane, zoti Trump nuk ka aq mbështetje sa krijohet përshtypja nga baza e votuesve që marrin pjesë në votimet paraprake, por sistemi brenda partisë republikane pothuajse me siguri do të çojë në emërimin e tij”, thotë Thomas Schwartz, që merret me historinë e presidentëve dhe është pedagog në Universitetin ‘Vanderbilt’.

Përkrahësit besnikë të zotit Biden e shohin atë si një president të suksesshëm, duke siguruar fitore legjislative dhe duke udhëhequr reagimin e perëndimit ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë si dhe duke udhëhequr një ekonomi ku frika për recesion është zvogëluar.

“Ajo që po dëgjoj brenda partisë është se do vazhdojmë garën me Bidenin”, thotë Corryn Grace Freeman, stratege e Partisë Demokrate e cila megjithatë e pranon se demokratët e majtë janë të zemëruar me Presidentin Biden që nuk e ka pezulluar në tërësi borxhin e studentëve ndaj universiteteve si dhe për politikën e tij ndaj luftës Izrael Hamas.

“Ka shumë njerëz që nuk mund ta mbështesin këtë president por që gjithashtu nuk e pëlqejnë Donald Trumpin, por që gjithashtu ndihen sikur Partia Demokratike po i dëshpëron vazhdimisht.”

Ish Presidenti Trump dhe zoti Biden përfitojnë gjithashtu nga një sistem brenda partiak ku shpallja e kandidaturës është në thelb e mbyllur prej kohe, për shkak të rregullave të shteteve të ndryshme.

“Datat e zgjedhjeve paraprake të partisë tani janë zhvendosur në pikën që shumica e tyre do të jenë mbajtur para 5 marsit”, thotë Geoffrey Cowan, profesor në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

Kjo do të thotë edhe pse ka ende tetë muaj deri në zgjedhje, do të jetë shumë e vështirë për një kandidat që të nisë një fushatë kundër zotit Biden ose ish Presidentit Trump.

Prandaj, përpos nëse njëri prej tyre tërhiqet vetë dhe partia përpiqet të emërojë një zëvendësues gjatë konventës, amerikanëve u mbeten pak a shumë këto dy kandidatura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...