Sinan Abilaliaj është punonjësi i Policisë Kufitare që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Dhërmi.
56-vjeçari thuhet se ka qenë duke patrulluar kur ka filluar të mos ndihet mirë. Ai kishte 12 orë në det pasi kishte marrë turnin në orën 07:00 të mëngjesit dhe do ta dorëzonte në orën 19:00.
Por nga fundi i orarit të punës, nuk është ndjerë mirë dhe ka kthyer gomonen për të dalë në breg.
Qytetarët kanë thënë se për shkak të mungesës së një moli për ankorimin e mjeteve lundruese, punonjësi i policisë është hedhur nga gomonia duke tentuar të dalë në breg me not.
Por për shkak të dallgëve dhe notit në ujin e ftohtë, ai ka pësuar atak kardiak dhe ka humbur jetën.