6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Petrit Vasili denoncon mënyrën e pagesës që bëhet në Rrugën e Kombit: “Të vërtetat e grabitjes së qytetarëve me Kursin e Këmbimit”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sërish mënyrën e pagesës që bëhet në Rrugën e Kombit e cila sipas tij “grabit qytetarët me kursin e këmbimit”.

Vasili ka akuzuar kompanitë koncensionare për shkelje të kontratës.

Postimi i Petrit Vasilit

Te vertetat e grabitjes se qytetareve me Kursin e Kembimit tek Rruga e Kombit!

Grabitja e qytetareve me Kursin e Kembimit per pagesen e Takses se Rruges se Kombit eshte fakt.

Vetem te Rruga e Kombit likujdimi ne lek behet edhe sot e kesaj dite me kursin 132 lek per euro si ne asnje vend tjeter te globit.

Cilat jane te vertetat e hidhura:

Kursi 132 leke per euro nuk ka ekzistuar asnje dite te vetme, qe kur Koncesioni ka filluar zbatimin ne tetor 2018, kur edhe atehere kursi ka qene 125 lek sipas Bankes se Shqiperise.

Kontrata e Koncesionit ne piken 11.4.4A detyron qarte qe per levizje te kursit mbi 5% te behen ndryshimet perkatese, deri edhe tre here ne vit, ne bashkepunim mes Koncesionarit dhe Ministrise.

Asnje rishikim i kursit nuk ka ndodhur ne thuajse 4 vjet, kur mesatarja e disa viteve nuk kalon 122 lek per euro dhe qindra milion leke jane pervehtesuar padrejtesisht ne kurriz te qytetareve dhe bisneseve.

Pergjegjesia bie e gjitha mbi Koncesionarin (Salillari dhe Kastrati) dhe Ministrine e Trasporteve per mosveprimin e qellimshem.

Sot cdo autoveture paguan rreth 60 leke te reja me shume, cdo kamion i vogel 135 leke me shume dhe cdo kamion i madh 271 leke me shume vetem ne nje kalim.

Kjo padrejtesi kaq flagrante duhet te shkoje ne vend.

Vecanerisht ne kete kohe kur te gjitha cmimet jane rritur e vecanerisht ai i Naftes, te spekullosh edhe me kursin e kembimit te Takses se Rruges eshte vertet pertej cdo limiti.

Ndaj do t’ju kerkoj te gjithe institucioneve te drejtesise dhe KLSH te veprojne dhe te zbatojne ligjin per pergjegjesit e kesaj grabitjeje te qytetareve.
P.S Shihni nje Kupon pagese te majit 2019, Kontraten e Koncesionit Pika 11.4.4A, Kursin Zyrtar te Bankes se Shqiperise dhe do te kuptoni gjithshka.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...

Shpresë për pacientët me kancer pankreasi: Terapia e re spanjolle tregon regresion të plotë...

0
Studiuesit spanjollë kanë arritur një përparim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit të pankreasit. Një kombinim i tre barnave ka shkaktuar regresion të plotë...

OBSH: Rreziku nga virusi Nipah në Indi konsiderohet i ulët, asnjë përhapje e re...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi këtë të premte se pas konfirmimit të dy rasteve të virusit Nipah në Indi, rreziku i përhapjes mbetet...

Shtypja e tabletave mund të jetë e rrezikshme: Farmacistja britanike paralajmëron për efektet anësore...

0
Shumë njerëz që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave zgjedhin t’i shtypin ato ose të hapin kapsulat për t’i marrë më lehtë, por kjo...