10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Pezullimi i e-Albania, cilat shërbime do të ofrohen fizikisht në sportele

Ministria e Brendshme informon qytetarët se të gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen fizikisht pranë sporteleve përkatëse, që u përkasin të gjitha institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.

Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila si pjesë e infrastrukturës teknologjike shtetërore, ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

Ministria e Brendshme është në kontakt të vazhdueshëm me AKSHI-n dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e kësaj situate të pazakontë dhe të panjohur më parë në këto përmasa.

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për vështirësitë e krijuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...