31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Temperaturat e larta/ Shqipëria gjithashtu në zonat e kuqe, që përballen me një të nxehtë ekstrem

Europa e ka filluar edhe këtë javë nën pushtetin e një vale të nxehti që ka vrarë deri tani 1 027 njerëz në Portugali, Spanjë dhe më gjerë.

Ndërkohë, Britania e Madhe është në alarm të kuq nga i nxehti ekstrem, ndërsa Franca po përballet me zjarre massive dhe të nxehtë “apokaliptik”.

Britania po kalon sot ditën më të nxehtë me temperatura që arrijnë deri në 41 gradë. Departamenti i Meteorologjisë paralajmëroi për temperatura ekstreme të hënën dhe të martën. Vala e të nxehtit ka të ngjarë të ndihet në të gjithë Anglinë, nga Londra në juglindje deri në York dhe Mançester në veri.

Vala e të nxehtit pritet të prekë edhe Uellsin dhe disa pjesë të Skocisë. Londra parashikohet të jetë një nga pikat më të nxehta në mbarë botën sot. Aq sa temperaturat do të jenë mbi vendet e Saharasë Perëndimore dhe Karaibeve.

Franca, e cila po lufton me motin e ekstrem të nxehtë dhe zjarret në pyje nga njëra anë, po përgatitet për kulmin e valës së të nxehtit këtë javë. Temperaturat në disa pjesë të vendit pritet të kalojnë 42 gradë.

Portugalia arriti rekordin e 47 gradëve. Në Spanjën fqinje, autoritetet raportuan se rreth 20 zjarre mbeten ende të pakontrollueshme në pjesë të ndryshme të vendit, me 4,500 hektarë të djegura.

Ndërkohë, siç duket edhe në hartë, Shqipëria gjithashtu është në zonat e kuqe, që përballen me një të nxehtë ekstrem. Temperaturat e ajrit kanë arritur sot deri në 39°C. NASA ka realizuar ndërkohë një hartë të zonave ku ka zjarre deri më tani, në të cilën spikasin Italia, Franca, dhe Soanja, por nuk mungon edhe vendi ynë me një numër të madh vatrash.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...