11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Pezullimi i transportit të drithërave, Erdogan: “Edhe nëse Rusia sillet me hezitim, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për t’i shërbyer njerëzimit”

Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, në një deklaratë për mediat ditën e sotme u shpreh se Turqia do të vazhdojë përpjekjet e saj për marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi, pavarësisht hezitimit rus.

“Edhe nëse Rusia sillet me hezitim sepse nuk mori të njëjtat përfitime, ne do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për t’i shërbyer njerëzimit”, u shpreh Erdogan.

Kujtojmë që Moska fajësoi Kievin për një sulm në flotën e saj të Detit të Zi dhe ditën e shtunë Rusia u tërhoq nga një marrëveshje për të lejuar dërgesat e grurit ukrainas për një “afat të pacaktuar”.

Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë dhe një bllokadë ruse e dërgesave të drithërave ukrainase shkaktoi një krizë globale ushqimore në fillim të këtij viti.

 

 

Deklaratat e Erdoganit erdhën pasi Rusia të shtunën njoftoi pezullimin e saj nga marrëveshja e eksportit të drithit në Detin e Zi të ndërmjetësuar nga OKB .

Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje më 22 korrik në Stamboll për të rifilluar eksportet e drithërave të Detit të Zi , të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt. Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe OKB është ngritur në Stamboll për të mbikëqyrur dërgesat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...