11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Pezullohen 4 punonjës të DPSHTRR-së në Fier mëngjesin e sotëm,jepnin çertifikata false

Janë pezulluar nga puna 4 punonjës të DPSHTRR-së në Fier mëngjesin e sotëm.

Policia bën me dije se qytetarët Reans Stavre, Ibrahim Nallbani, Mariglen Myrtaj dhe Dervish Xhulaj të punësuar në këtë drejtori të shërbimeve të transportit rrugor, pajisnin me certefikata false shoferët e makinave për errësimin e xhamave.

Njoftimi i plotë:

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier, si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, vihen në pranga 2 shtetas, pronarë të 2 bizneseve me këtë aktivitet tregtar. Në Fier, gjatë operacionit “Kolaudimi” u ndaluan shtetasit Vilson Duleviç dhe Xhoniard Aliu. U pezulluan nga detyra punonjësit e DRSHTRR Fier:Reans Stavre, Ibrahim Nallbani, Mariglen Myrtaj dhe Dervish Xhulaj.

Pezullohen nga detyra 4 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kuadër të një procedimi penal, të referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kolaudimi”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

-V. D., 29 vjeç dhe Xh. A., 32 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

-R. S., 32 vjeç, I. N., 45 vjeç, M. M., 39 vjeç dhe D. Xh., 34 vjeç, të katërt banues në Fier.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit V. D. dhe Xh. A., përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Fier, dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...