13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Pjesë e grupit që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali, arrestohen 3 prej anëtarëve në Vlorë

Një grup kriminal shqiptar që trafikonte drogë nga Gjermania në Itali është shkatërruar nga një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i shtrirë edhe në Shqipëri. Operacioni “Sammogia” ka rezultuar në arrestimin e 13 personave, ku 3 prej tyre janë kapur nga Forcat Operacionale në qytetin e Vlorës. Të tre personat rezultojnë të kenë qenë pjesë e grupit kriminal që trafikonte kanabis e kokainë drejt Italisë.

Në kuadër të operacionit “Sammogia”, të inicuar nga policia italiane, janë sekuestruar 26.5 kg kokainë dhe 11 kg kanabis. Ndërkohë, 22 persona janë në hetim, ndërsa arrestimet përveç Vlorës janë kryer edhe në Itali dhe Gjermani.

Në pranga në Vlorë janë rënë dy vëllezërit Ledian dhe Florjan Muho, 33 dhe 38 vjeç, si edhe 52-vjeçari Landi Kalemaj. Gjykata e Bolonjas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të tre, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Pjesëtarë të një organizate kriminale në Itali, për trafikim narkotikësh, lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjatë operacionit ndërkombëtar ‘Sammogia’, në total, në Shqipëri, Itali dhe Gjermani, u arrestuan 13 shtetas”, njoftoi Policia e Shtetit.

Mediat italiane kanë zbardhur edhe detaje nga operacioni, ku sipas tyre autoritetet kanë monitoruar disa lëvizje korrierësh nga Gjermania në Itali, teksa shpërndanin drogë. Nga hetimet u konstatua se korrierët shqiptarë, për llogari të organizatës kriminale, shpërndanin çdo javë kokainë dhe kanabis në Itali, duke ua dorëzuar blerësve e bashkatdhetarëve të tyre.

Në pamjet e operacionit shihet se droga ishte ndarë në doza, ndërsa një pjatë kokainë ishte futur në mikrovalë. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme të eurove cash të fshehura në çorape, si edhe celularë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...