13.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

PL akuzon Ramën: “Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar”

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë, Silva Caka, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Rama në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit.

Përmes një deklarate për media, Caka tha se rritja e çmimeve të apartamenteve me 39-40% ka bërë që sot një shqiptari me pagë mesatare do t’i duhen 24 vite më tepër që të blejë një banesë, në raport me kohën që i duhej 7 vite më parë.

Ajo shton se çmimet e larta të apartamenteve në Tiranë lidhen me pastrimin e parasë, duke e bërë të pamundur për qytetarët që të arrijnë të blejnë një strehë të tyren.

POSTIMI I PLOTË

Deklarata e plotë e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka

Varfërimi galopant i shqiptarëve në 10 vitet e fundit, ka thelluar në mënyrë shumë të rëndë pamundësinë e tyre për të pasur një banesë.

Sot Shqipëria për shkak vetëm të kësaj qeverisjeje, e ka kthyer banimin në një ëndërr të ndaluar për shqiptarët.

Një shqiptari me një pagë mesatare, i duhen 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti, në krahasim me kohën që i duhej 7 vite më parë.

Vetëm brenda një viti, në raport me vitin 2021, sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë, çmimet e apartamenteve janë rritur me 39%.

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë 40% më të shtrenjta sesa në Prishtinë dhe kuptohet lehtë që qytetarëve të Prishtinës u duhen shumë më pak vite për të siguruar një banesë.

Por situata është më e rëndë se kaq, kur e krahasojmë me një vend të Bashkimit Europian, siç është Greqia, ku çmimet për m2 në Athinë janë vetëm 16% më shumë sesa në Tiranë e ku të ardhurat mesatare të qytetarëve grekë, janë më shumë sesa dyfishi i të ardhurave mesatare të qytetarëve shqiptarë.

Arsyet se pse për një qytetar shqiptar është thuajse e pamundur që të blejë një banesë, është se çmimet e apartamenteve në Tiranë, janë shumë të larta për shkak të pastrimit masiv të parasë, të mbështetur nga Qeveria.

Të gjithë i shikojnë qindra kulla dhe mijëra apartamente që kanë zaptuar qendrën e Tiranës dhe anembanë kryeqytetin, por që janë absolutisht të pamundura, që të arrihen nga qytetarët e thjeshtë;

Korrupsioni shumë i lartë ka asgjësuar zhvillimin ekonomik të vendit;

Pagat nuk rriten prej vitesh dhe as inflacioni nuk arrin të indeksohet plotësisht;

Rritja e çmimeve dhe kostove të jetesës pa i ofruar asnjë mbrojtje nga Qeveria, ka thelluar varfërinë, i ka çuar shqiptarët në kufijtë e mbijetesës dhe ia ka bërë të pamundur që ata të kursejnë për të blerë një banesë.

Për çdo shqiptar që jeton me punë të ndershme, kjo Qeveri ka vrarë çdo shpresë për të blerë një banesë, që është elementi bazë për një jetesë normale.

Për çdo familje të re, pasja e një banese është absolutisht e pamundur me këtë qeverisje që vetëm vjedh miliarda me inceneratorët, koncensionet, tenderat dhe asnjë lek nuk shkon për rritje pagash apo për të mundësuar zgjerimin e bizneseve, që sigurojnë punë të mirëpaguara.

Ka vetëm jnë zgjidhje për shqiptarët, largimin e kësaj Qeverie të korruptuar, për t’i dhënë fund varfërisë dhe për t’u siguruar shqiptarëve një jetë normale për familjet dhe fëmijët e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...