9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Plagosen me thikë dy vëllezër në Burrel, zbardhen detaje të reja për ngjarjen

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e dyfishtë e regjistruar rreth mesditës së sotme në Burrel.

Burime bëjnë me dije se vëllezërit Ardit Hysa 22-vjeç dhe Kristi Hysa 19-vjeç u plagosën me thikë nga 35-vjeçari Gerald Buci. Mësohet se ky i fundit është djali i një biznesmeni të njohur në Burrel, pronari i një restoranti, afër qendrës.

Gerald Buci u largua pas ngjarjes dhe vazhdon të jetë ende në kërkim nga policia. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.50, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta.

Dy vëllezërit Hysa u transportuan fillimisht në spitalin e Burrelit dhe më pas me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku i janë nënshtruar operacionit.

Ende nuk dihet shkaku i konflitkit mes tyre. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....