10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe: Dëshmia e autorit: ‘Kanë goditur nipin tim duke e rrahur’

Detaje të reja kanë dalë lidhur me plagosjen e dyfishtë që ndodhi më 15 shtator, ku u qëlluan me armë zjarri shtetasit Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj. Të dy janë tashmë jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Lul Rakaj, u arrestua disa orë pas incidentit dhe ka dhënë dëshminë e tij në policinë vendore të Shkodrës. Policia ka ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.

Dëshmia e Lul Rakajt

38-vjeçari Rakaj ka deklaruar se ka qëlluar në drejtim të Besmir Çofit dhe Avenir Hasanajt pas një konflikti që përfshinte nipin e tij. Rakaj ka dyshuar se dy personat që plagosi ishin të armatosur, gjë që e ka shtyrë të veprojë me armë.

Në dëshminë e tij, Rakaj u shpreh:

“Pak ditë më parë, dy personat që kam plagosur kanë goditur nipin tim duke e rrahur. Nuk e di se çfarë konflikti kanë pasur, por di që më kanë goditur nipin, i cili më tregoi për ngjarjen. Unë shkova për të folur me ta dhe aty nisi debati. Dyshova se njëri prej tyre kishte armë zjarri, ndaj, duke menduar se mund të më vrisnin, qëllova ndaj tyre.”

Ngjarja

Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Grikës në Malësinë e Madhe, në hyrje të një lokali. Rakaj dyshohet se qëlloi tetë herë në drejtim të Çofit dhe Hasanajt. Hasanaj mori një plumb në gjoks dhe ishte në gjendje të rëndë, por pas një operacioni në spital kaloi rrezikun për jetën.

Pas incidentit, forcat speciale RENEA u angazhuan në operacionin për kapjen e Rakajt. Ai u arrestua në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, ndërsa tentoi të çante rrethimin e forcave speciale. Në momentin e arrestimit, Rakaj ishte me bashkëshorten e tij. Armën e përdorur në ngjarje, një pistoletë, ende nuk e kanë gjetur, dhe policia po vijon punën për ta sekuestruar si provë.

E Kaluara Kriminale e Rakajt

Lul Rakaj ka një histori të gjatë përfshirjeje në krime të rënda. Në vitin 2004, ai vrau shtetasin Kolë Gjokaj, si hakmarrje për vrasjen e babait të tij nga vëllai i Gjokajt. Pas afro 15 vitesh burg, Rakaj u lirua dhe tashmë është përfshirë në këtë tentativë për vrasje me dy të plagosur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...