Një 50-vjeçar vënë në pranga pasi plagosi një 40-vjeçar me thikë në një incident pranë terminalit të autobuzëve në Mbyet. Autori, i identifikuar si A.L., u kap dhe u shoqërua në komisariat menjëherë pas ngjarjes, ndërsa i dëmtuari u dërgua në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor. Policisë po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 11:30, tek terminali i autobuzëve në Mbyet, Fier, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. L. 50 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. L., rreth 40 vjeç.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit A. L., me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”,-njofton policia.