10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Plagosja në Kukës: Sebastian Muçmata Vetëdorëzohet në Polici

Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve Publike në Bashkinë e Kukësit, Zenel Muçmata, është vetëdorëzuar sot në polici pasi një ditë më parë plagosi me armë zjarri Elvis Halilajn, kushëririn e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj.

Ngjarja ndodhi tek agjencia e Bicajve, ndërsa 25-vjeçari ka dorëzuar armën e krimit dhe ka dhënë versionin e tij përpara grupit hetimor. Sipas tij, shkak i konfliktit është bërë shkarkimi nga puna i Elvis Halilajt, i cili pretendonte se ishte larguar padrejtësisht nga detyra nga drejtori i Shërbimeve Publike, Zenel Muçmata.

Deklarata e Sebastian Muçmata

Në dëshminë e tij, Muçmata tha se nuk kishte shkuar me qëllim për të vrarë dikë, por kishte vepruar pasi vëllai i të plagosurit, Qerimi Halilaj, kishte drejtuar armën ndaj babait të tij, Izet Muçmata.

Kam shkuar menjëherë te makina dhe kam marrë një armë tip pistoletë që e kisha në bagazh dhe kam qëlluar në drejtim të rrugës ku ishin dy vëllezërit Qerimi dhe Elvisi Halilaj. Po të kisha qëllim për t’i vrarë, unë e kisha atë mundësi, por nuk kam pasur qëllim vrasjen e asnjë personi. Kam mësuar se sot, te agjencia e Bicajve, shtetasit Qerim dhe Elvis Halilaj kishin rrahur vëllanë tim, Zenelin, i cili kishte ngelur pa ndjenja i shtrirë në tokë,” tha ai.

Akuzat ndaj Sebastian Muçmata

Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzat për:

•Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, në bashkëpunim,
•Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe sekuestrimin e provave materiale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...