11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

Një ngjarje me armë zjarri ka tronditur Vlorën, ku një 37-vjeçar nga Selenica ka mbetur i plagosur në këmbë. Viktima është identifikuar si Skerdi Mehmetaj, i njohur edhe si Skerdi Mehmetaj Piperi, i cili u transportua menjëherë në spitalin e qytetit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Fatmirësisht, ai nuk rrezikon jetën.

Sipas njoftimit të policisë, Mehmetaj ka mbërritur në spital me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri, ndërsa ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe forcat e rendit po vijojnë operacionin për kapjen e tij.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj”, bën të ditur Policia e Vlorës në njoftimin zyrtar.

Ngjarja ka sjellë shqetësim në komunitet, teksa autoritetet po hetojnë për të zbuluar shkaqet e atentatit dhe lidhjet e mundshme mes autorit dhe të plagosurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...