37.7 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Aksident i rëndë në superstradën Lezhë–Milot, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Lezhë.

Në përplasje janë përfshirë tre automjete, ndërsa sipas të dhënave të para dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit është bërë dalja e papritur në superstradë e një automjeti tip “Audi” nga një rrugë dytësore, i cili u godit nga një tjetër mjet që po udhëtonte në drejtim të Lezhës. Në përplasje u përfshi edhe një automjet i tretë, që lëvizte menjëherë pas makinës që u ndesh me “Audin”.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...