10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Platforma X përplaset me drejtësinë franceze: Akuzon për hetim politik dhe kërcënon me mosbashkëpunim

Platforma X, në pronësi të miliarderit Elon Musk, ka reaguar ashpër ndaj hetimeve të nisura nga autoritetet franceze të drejtësisë, duke i cilësuar ato si një “hetim penal të motivuar politikisht”, që synon të kufizojë lirinë e shprehjes së përdoruesve të saj. Në një deklaratë zyrtare, kompania ka njoftuar se refuzon të bashkëpunojë me autoritetet franceze, duke hedhur poshtë çdo akuzë për shkelje ligjore.

Hetimet paraprake janë hapur në fillim të korrikut, me qëllim zbardhjen e praktikave të mundshme të paligjshme të platformës, përfshirë manipulimin e algoritmeve dhe mbledhjen pa leje të të dhënave personale. Autoritetet franceze kanë në dorë të ndërmarrin masa drastike nëse nuk ka bashkëpunim nga X, përfshirë kontrolle elektronike, marrje në pyetje të stafit dhe vetë Elon Musk, si dhe lëshim të urdhrave të mundshëm arresti.

Platforma pretendon se kërkesat e drejtësisë franceze janë në kundërshtim me parimet demokratike dhe lirinë e fjalës. Sipas saj, autoritetet kanë kërkuar dorëzimin e të gjitha postimeve të përdoruesve, të cilat do t’i nënshtroheshin analizës nga studiues që, sipas X, janë “armiqësorë” ndaj kompanisë. Në deklaratën e saj, X thekson se “çështja është keqinterpretuar me qëllim për të ndjekur një agjendë politike”.

Për më tepër, hetimi po zhvillohet në kuadër të ligjit për krimin e organizuar, çka i jep policisë kompetenca të gjera, përfshirë mbikëqyrjen e pajisjeve personale të punonjësve të platformës. Kjo ka shtuar tensionet mes kompanisë dhe autoriteteve franceze.

Ndërkohë, deputeti francez Éric Bothorel, i cili ka akuzuar X për manipulime të algoritmit dhe për nxitje të ndërhyrjeve të huaja, ka mbrojtur hetimin dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor francez. Sipas tij, “liria e fjalës nuk mund të jetë absolute dhe jashtë çdo rregullimi”.

Kjo përplasje vjen në një moment ku marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian janë tensionuar për shkak të rregullimeve të reja mbi përmbajtjen digjitale. Paralelisht, Komisioni Europian po zhvillon një hetim të veçantë ndaj X për shkelje të rregullave të BE-së lidhur me përmbajtjen e paligjshme në rrjet.

Elon Musk, i njohur për qëndrimet e tij provokative dhe përkrahjen ndaj forcave politike të djathta në SHBA dhe Evropë, ka qenë kritik i zëshëm i përpjekjeve evropiane për të rregulluar platformat online, duke akuzuar institucionet europiane për censurë dhe kufizim të lirive themelore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...