11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Po imitojnë mafien italiane”/Gangsterët shqiptarë po stërviten për të mbushur Britaninë me kokainë

“The Sun” i ka kushtuar një shkrim të gjatë bandave shqiptare të drogës në Britani, të cilat po dominojnë tregun e trafikut të kokainës.

Me titullin “Si po stërviten bandat shqiptare për të mbushur Britaninë me kokainë”, “The Sun” tregon se si të huajt kanë krijuar lidhje të rëndësishme me kartelet e drogës, si ato të Amerikës Latine.

“Frielances” në Amerikën Latine janë në konkurrencë të përgjakshme me njëri-tjetrin për të punuar si ndërmjetës për të zgjidhur marrëveshjet midis bandave në Britani dhe karteleve.

Nuk dihet saktësisht se çfarë kontakti kanë bandat në Britani me me ato amerikanet, por shqiptarët që jetojnë në Amerikën Latine thuhet se janë lidhja “vendimtare” mes tyre.

“Marrëdhënia e tyre është e suksesshme. Pavarësisht disa vrasjeve, ajo ka qenë shumë e suksesshme. Fakti që ne shohim shumë dërgesa që mbërrijnë në Evropë, të cilat shqiptarët i kanë nën kontroll, tregon se është në funksion. Është një lidhje e fortë dhe e vendosur mes shqiptarëve dhe karteleve. Shumë solid dhe i vendosur mirë”, ka thënë një ekspert i bandës së drogës për “The Sun”.

Bandat e Amerikës Latine u dërgohet e gjithë droga dhe më pas janë ata që do t’i furnizojnë bandat e tjera britanike, duke përmbytur rrugët e Britanisë.

Eksperti shtoi se është e mundur që bandat britanike të mos kenë lidhjet e tyre me kartelet sepse kalojnë përmes gangsterëve shqiptarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...