Dinamikat brenda shtëpisë së Big Brother VIP po marrin një kthesë të re, me raportin mes banorëve Miri, Selina dhe Rogerti që po tërheq vëmendjen e të gjithëve.
Gjatë një rrëfimi në Dhomën e Rrëfimit, Miri ka analizuar hapur lëvizjet e mundshme të Selinës, duke theksuar se loja e saj lidhet drejtpërdrejt me të dhe Rogertin. Ai shprehu bindjen se Selina nuk mund të shmangë ndikimin e tyre, duke shtuar: “Po ku do të shkojë ajo pa ne? Lojën me ne e ka. Nuk është se do afrohet, ajo aty është. Megjithatë, Selin e di vetë. Është mënyra e saj se si do të hyjë në lojë me mua.”
Miri përmendi dy skenarë të mundshëm për veprimet e Selinës: një konflikt i qëllimshëm mes tij dhe Rogertit për të trazuar raportet, ose një afrimi strategjik përmes një shtrirjeje dore miqësore, që mund të çojë në një aleancë të përkohshme.
Mbetet për t’u parë se cilin drejtim do të zgjedhë Selina dhe si do të ndikojë kjo në balancat brenda shtëpisë, duke lënë shpresë për zhvillime emocionuese në episodet e ardhshme.






