Një ngjarje e pazakontë nga Gjermania ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi një grua me origjinë nga Ballkani u gjobit me 50 euro për “shkelje të rregullave të banesës” — thjesht pse thau rrobat në ballkon.
Gruaja ndau historinë e saj në grupin “Balkanci in Germany” në Facebook, ku tregoi se pas një ankese nga fqinja e katit të sipërm, mori një paralajmërim zyrtar.
“Ishte ditë me diell, i lava rrobat, i vendosa në ballkon. Fqinja filloi të bërtiste se ‘i duken keq kur i sheh poshtë’. Mendova se po bënte shaka, por tre ditë më vonë më erdhi letra me gjobën,” – shkroi ajo me ironi, duke shtuar:
“Po ku t’i thaj atëherë, në frigorifer?”
Autoritetet lokale shpjeguan se në ndërtesën përkatëse nuk lejohet që rrobat të shihen nga jashtë, në përputhje me rregullat e mirëmbajtjes estetike të kompleksit.
Ngjarja ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale, ku shumë komentues e kanë quajtur rastin absurd dhe tipik shembull të burokracisë gjermane “pa sens njerëzor”.






