28.6 C
Tiranë
Tuesday, August 4, 2026

Detaje tronditëse nga vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër: autori e joshte me profil fallco në Instagram duke u hequr si femër

Të tjera detaje të rënda janë zbuluar nga dosja hetimore e vrasjes së Ramazan Matajt, ngjarje e ndodhur më 5 janar 2025 në Postribë të Shkodrës, ku autor i dyshuar rezulton Arjon Hasaj, ndërsa vëllai i tij Klisman Hasaj akuzohet si bashkëpunëtor.

Sipas dosjes që ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, Arjon Hasaj ka pranuar autorësinë e krimit, duke rrëfyer se e kishte joshur viktimën përmes një profili të rremë në Instagram, ku ishte shtirur si vajzë. Për ta bërë mashtrimin sa më bindës, ai kishte paguar një vajzë rome për t’i dërguar dy mesazhe zanore viktimës, me qëllim që Mataj të besonte se po komunikonte me një femër të vërtetë.

Motivi, sipas dëshmisë së autorit, lidhet me tensione familjare dhe hakmarrje personale, pasi viktima ishte akuzuar për marrëdhënie intime me motrën e tij, Armela Hasaj, e cila kishte përjetuar dy divorce dhe kishte kallëzuar Matajn për kanosje dhe publikim të materialeve intime.

Në rrëfimin e tij, Hasaj tregon se dy netë para vrasjes kishte parë në Instagramin e motrës një video ku ajo shfaqej në makinën e Matajt, gjë që, sipas tij, “e rëndoi psikologjikisht”. Ai shton se organizoi takimin në një natë me shi dhe, sapo viktima u afrua me makinë, e qëlloi 18 herë me pushkë 20-she, më pas u largua me biçikletë dhe fshehu armën pas shtëpisë.

Në dosje përfshihen edhe përgjime të dy vëllezërve në komisariatin e Shkodrës, ku ata bien dakord të mohojnë përfshirjen derisa të zbulohen provat. Pas sekuestrimit të armës së krimit dhe 16 gëzhojave në vendngjarje, Arjon Hasaj pranoi autorësinë, ndërsa u arrestua në Muriqan teksa tentonte të kalonte kufirin drejt Malit të Zi.

Nga ana tjetër, Armela Hasaj, motra e autorëve, ka deklaruar se që prej vitit 2018 kishte një lidhje me viktimën dhe se ai e kishte përndjekur dhe kërcënuar vazhdimisht, duke përdorur adresa të rreme në rrjete sociale për të shpërndarë foto e video të saj.

Babai i viktimës, Fatmir Mataj, ka treguar se i biri i kishte thënë se do të takonte një vajzë nga Drishti “me qëllime serioze”, ndërsa më vonë kishte humbur çdo kontakt me të, deri në momentin që mësoi për vrasjen në mëngjes përmes mediave.

Prokuroria e Shkodrës thekson se posedon prova materiale dhe dëshmi të shumta, ndërsa çështja pritet të kalojë për gjykim. Ngjarja tronditëse ka nxjerrë në dritë një skenar të ndërtuar me mashtrim, hakmarrje dhe dhunë, që përfundoi me humbjen e një jete dhe shkatërrimin e disa familjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Një vendim i marrë me qetësi mund t’ju hapë rrugë të reja. Në dashuri,...

Parashikimi I motit, e Hënë, 3 Gusht 2026

0
Për 3 gushtin 2026, në Shqipëri pritet të mbizotërojë mot i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Masat e ngrohta ajrore do të vijojnë të...

Bardhi i përgjigjet Ramës për reformën territoriale: “Të vendosin qytetarët me referendum”

0
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama lidhur me kundërshtimet ndaj draftit të reformës territoriale që parashikon reduktimin e numrit të bashkive, kreu i Grupit...

Rama për reformën territoriale: “Kundërshtimet janë pjesë e procesit, vendimi do të merret pas...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatet dhe kundërshtimet që kanë shoqëruar reformën e propozuar administrativo-territoriale, pas protestave të disa përfaqësuesve vendorë dhe kritikave...

Juventus godet në merkato, zyrtarizon talentin boshnjak Alajbegovic dhe afron Kolo Muani

0
Juventus ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato, duke siguruar shërbimet e mesfushorit sulmues boshnjak Kerim Alajbegovic. Talenti 19-vjeçar ka firmosur një kontratë pesëvjeçare...