Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime me kryetarin e parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, për një armëpushim, raporton New York Post.
Trump tha se më parë nuk kishte identifikuar përfaqësuesin iranian në negociata dhe shtoi se nuk është ende i sigurt nëse Ghalibaf është i besueshëm, duke shtuar se këtë do ta “zbulojmë brenda rreth një jave”.
Ai njoftoi gjithashtu se Irani do të lejojë 20 anije mallrash të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit këtë javë, ndërsa SHBA-të dhe Teherani vijojnë bisedimet për armëpushim. Trump e cilësoi qeverinë iraniane si një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” dhe theksoi se është bërë një përparim serioz në negociata.






