12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

“Po përdor metoda diabolike, premton hipoteka “/Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojm’ për Memaliajnakuzon Ramën

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojm’ për Memaliajn, Albert Malaj ka akuzuar ditën e sotme kandidatin e PS për bashkinë e Telelenës, Pëllumb Milorin për blerje votash dhe manipulim të qytetarëve duke përdorur postin e tij në administratën publike.

Me anë të një postimi në Facebook, Malaj shprehet se Pëllumb Milori gjatë dhe pas orarit zyrtar të punës, po angazhohet në favor të fushatës zgjedhore të kandidatit socialist në Memaliaj duke u premtuar hipotekim të pallateve banorëve në fshatin Canaj, Njësia Administrative Luftinjë pak dite para zgjedhjeve.

Më tej ai shprehet se e njëjta situatë rezulton të jetë edhe në fshatin Iliras Njësia Administrative Qesarat në pallatet dykatëshe, duke e dënuar këtë akt si shkelje të kodit zgjedhor.

“Pushteti vazhdon përmes metodave diabolike, të deformojë vullnetin e votuesve në Bashkinë Memaliaj. Po konstatoj me shqetësim të madh, veprimtarinë tërësisht të papranueshme dhe të dënueshme të drejtorit të Hipotekës së Tepelenës Pëllumb Milori. Ky i fundit gjatë dhe pas orarit zyrtar të punës, po angazhohet totalisht në favor të fushatës zgjedhore të kandidatit humbës në Memaliaj duke u premtuar hipotekim të pallateve banorëve në fshatin Canaj, Njësia Administrative Luftinjë pak dite para zgjedhjeve. Këto ditë janë kryer matjet dhe pagesat nga banorët. E njëjta situatë rezulton të jetë edhe në fshatin Iliras Njësia Administrative Qesarat në pallatet dykatëshe.
I dashur Pëllumb! Me gjithë respektin që kam për ty si person, të sygjeroj të mos bëhesh vegël e partisë pasi je në kundërshtim me ligjin. Ke patur gjithë kohën e mjaftueshme për t’i hipotekuar pallatet pasi ke disa vite në krye të institucionit. Po të them se je në shkelje të ligjit. Uroj që mos të jetë premtim elektoral për banorët që të marrin hipotekat të cilat kanë 4 dekada që po presin.”,shkruan Malaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...