Gjatë një bisede të ngrohtë në Ferma VIP, Sara dhe Mimoza ndanë mendimet e tyre mbi mënyrën se si flenë dhe përjetojnë gjumin.
Mimoza shpjegoi se për të proceset e gjumit janë shumë personale: “Proceset e gjumit janë procese shumë personale, unë zakonisht nuk i diskutoj këto me njerëz dhe, fatalisht, flej vetëm. E shumta, kush mund të ketë akses tek unë gjatë gjumit është vetëm një mace. Po të vendos të rri me dikë, rri zgjuar, nuk rri në gjumë. Prandaj kjo pjesa e fjetjes është shumë e ngatërruar.”
Sara e kuptoi dhe e komentoi me kujdes: “Pikërisht, se është i ngatërruar, unë prandaj ta thash.”
Ky moment tregoi hapur karakterin introspektiv të Mimozës dhe mënyrën e saj të veçantë të përjetimit të privatësisë brenda shtëpisë së Fermës.






