16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Po transportonin 3 thasë me kanabis, arrestohen 2 persona në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke transportuar 3 thasë me kanabism me peshë 12.5 kg. Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, u bë e mundur arrestimi i 29-vjeçarit Klajdi Shaholli nga fshati Voskop dhe i 38-vjeçarit Haxhi Mero nga fshati Vashtëmi.

Nga kontrolli në automjetin tip “Audi”, që drejtonte 29-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi H. M., u gjetën 3 thasë me rreth 12.5 kg kanabis. Lënda narkotike që po transportohej me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Audi” dhe me një shumë eurosh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional antidrogë “Tempulli 2”, finalizoi operacionin e koduar “Sinjali”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...