10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Po transportonte 23 emigrantë në një karroceri të kamufluar, pranga një personi në Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”. Goditet 1 tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm, të cilët i kishte fshehur në karrocerinë e kamufluar të mjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga policia, vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA-Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, të shtetasit I. T., 46 vjeç, banues në Durrës (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe vjedhjes).

Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara, se një mjet tip “Ford” do të transportonte kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës, emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën duke bërë të mundur lokalizimin e mjetit me drejtues 46-vjeçarin dhe ndalimin e tij në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Gjatë kontrollit të ushtruar, në karrocerinë e mjetit, në një vend të përshtatur me dërrasa dhe binarë druri, u gjetën të fshehur 23 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 300 euro secilit, shtetasi I. T., iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor, të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...