Vetëm disa javë më parë, përmes një postimi, Flori dhe Luzi Ejlli, u përfolën se po punojnë për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet në muajin tetor.
Mbrëmjen e kaluar, Flori ka bërë disa postime në profilin e tij zyrtar të Instagramit, përmes të cilave ka lënë të nënkuptojë që dikush ka thyer besimin e tij.
Fillimisht ai ka publikur një gotë të thyer, e cila është ngjitur me leukoplast dhe bashkangjitur saj, shkruan: “Eshtë ajo gota që po u thye, nuk e zëvëndëson më kurrë. Ja kështu e ngjisim sa herë ndodh“.