10.5 C
Tiranë
Wednesday, May 20, 2026
spot_img

Sot dëshmon dëshmitari i njëzetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar të dëgjohet dëshmitari i njëzetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai po dëshmon nën masa mbrojtëse dhe një pjesë e dëshmisë së tij është dhënë e hapur për publikun. Ai pretendon se anëtarë të UÇK-së i kishin marrë një familjar për të cilin ka thënë se nuk di asgjë prej vitit 1998.

Seanca me të dhënat personale të dëshmitarit ka vijuar e mbyllur për publikun, ndërsa më pas ai ka konfirmuar se është intervistuar nga ZPS në shtator të vitit 2019 dhe se ka dhënë deklarata për institucionet në Kosovë edhe në mars të vitit 2000.

Pyetjet e prokurores Ruth-Mary Hackler janë fokusuar rreth familjarit të dëshmitarit me kodin 4368, për të cilin ai pretendon se është marrë nga UCK-ja në vitin 1998 dhe prej atëherë askush nuk di asgjë për të.

Personi që pretendohet të jetë i zhdukur është quajtur “i afërmi numër 1”.

Prokurorja Ruth-Mary Hackler ka lexuar një përmbledhje të dëshmisë së 4368

“Në vitin 1998 disa anëtarë të armatosur të UÇK-së erdhën në shtëpinë e familjes së 4368 dhe morën një prej të afërmeve te tyre për t’u marrë në pyetje. 4368 dhe personat e tjerë shkuan në mënyrë të vazhdueshme në shtabin lokal të UÇK-së dhe çdo herë ju kërkuan zyrtarëve të UÇK-së informacion rreth të afërmit të tyre por asnjëherë nuk morën asnjë informacion. Edhe sot e kësaj dite 4368 dhe familja e tij nuk e kanë parë më të afërmin e tyre dhe eshtrat e të afërmit nuk janë gjetur asnjëherë”, ka thënë prokurorja.

Tutje, prokurorja ka thënë se në seancën përgatitore dëshmitari ka thënë se familja e tij ishin mbështetës të Ibrahim Rugovës por ata sipas tij përkrahnin edhe UÇK-në.

Lidhur me këtë, përgjigja e dëshmitarit është transmetuar me përmbajtje të redaktuar.

Dëshmitari ka thënë se asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë informatë prej UÇK-së lidhur me vendndodhjen e familjarit të tij ndërsa ka thënë se “I afërmi numër 1” nuk ishte spiun.

Me këtë kanë përfunduar pyetjet e prokurorisë, ndërsa ato të mbrojtësit të viktimave janë transmetuar me përmbajtje të redaktuar.

Seanca është duke u zhvilluar me intervistimin e dëshmitarit nga avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, Gregory Kehoe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

I rrëmbeu armën policit gjatë shoqërimit, arrestohet 45-vjeçari në Fier

0
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Fier, ku një 45-vjeçar i arrestuar ka plagosur një efektiv policie pasi i rrëmbeu armën e shërbimit...

Grupi i grabitësve shqiptarë “kapet” në Greqi: Dy të arratisur nga burgu, një tjetër...

0
Një grup grabitësish shqiptarë të armatosur është goditur nga policia greke gjatë një operacioni të zhvilluar në fundjavë, ku katër persona përfunduan në pranga,...

Të shtëna me armë në një xhami në Kaliforni, raportohen viktima dhe të plagosur

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në San Diego, ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas...

Meri Shehu paralajmëron javë intensive: “Marsi në Dem sjell tensione, por edhe surpriza të...

0
Astrologia e njohur Meri Shehu ka paralajmëruar një javë të mbushur me zhvillime të forta astrologjike, gjatë emisionit Rudina në Tv Klan. Sipas saj,...

“Terrori” i dyqaneve në Itali merr fund, arrestohet banda shqiptare e grabitjeve seriale

0
Një bandë shqiptarësh, e konsideruar nga autoritetet italiane si “terror” për bizneset e vogla në jug të Italisë, ka rënë në prangat e policisë...