3.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Podcast ‘Flasim’/Enzo Ferrari e trajtoi keq, djali i themeluesit të Lamborghini rrëfen vendimin e guximshëm që mori i ati

Djali Ferruccio Lamborghini, themeluesit të markës së njohur të automjeteve, ka treguar se si të atit i lindi ideja për prodhimin e makinave “Lamborghini” pas përplasjes me pronarin e Ferrarit, Enzo Ferrari.

Në një intervistë në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, Tonino Lamborghini ka rrëfyer se i ati, i cili prodhonte traktorë, mori vendimin për prodhimin e automjeteve pasi Enzo Ferrari e trajtoi keq.

Ferruccio Lamborghini i ofroi ndihmë për rregullimin e motorit të makinës Enzo Ferrarit, por ky i fundit iu përgjigj duke i thënë: “Ti nuk di t’u japësh makinave të mia, shko drejto traktorët e tu”.

Sipas Tonino Lamborghini, biznesmeni u kthye në banesë shumë i inatosr dhe i kërkoi bashkëshortes së tij 1 miliard lira për t’i bërë konkurrenë Ferrarit.

“Shumë i inatosur. Ishim ulur në tryezë, po hanim tagliatelle-t dhe i thotë nënës: “Anita, më duhen një miliard lira”. Në atë kohë ishte një vlerë e stërmadhe. Nëna, i kthehet dhe i thotë: “Ferruccio, po çfarë do bësh me një miliard lira?” “Ferrari më trajtoi keq. Në fund të fundit, i kam blerë dy Ferrari. Unë prodhoj 52 traktorë në ditë, ai le të jetë prodhues i makinave të garave, po unë mbaj në punë një mijë punonjës të brendshëm, plus të jashtmëve. Pse më trajtoi kështu?! Ia tregoj unë atij!” Nëna ime u trondit, ku të shkonte t’i gjente një miliardë lira të kohës? I thotë: “Nuk i kam, po edhe po t’i kem, më duhen për të çuar përpara kompaninë”.

“Duhet të m’i gjesh!” i thotë. Më në fund, ia pret: “Sa shpenzojmë për reklama?” Asokohe, Italia ishte e veshur në çdo cep me tabela në rrugë, ku shkruhej: “Traktorë “Lamborghini”, Traktorë “Lamborghini”, Traktorë “Lamborghini”. Edhe sot mund t’i shohësh të braktisura nëpër rrugët e fshatit në Campania. I thotë: “Po, shpenzojmë shumë, shpenzojmë ndoshta një miliard lira”.

“Mirë, kur të skadojnë kontratat, ti mos i përsërit. Paratë m’i jep mua. Unë do i bëj konkurrencë Ferrarit. Do hap një fabrikë dhe, nëse ecën mirë, do kem më shumë përfitim në imazh sesa do të kisha me tabelat e reklamave”. Dhe kështu ndodhi”, tregoi biznesmeni italian.

Pikësëpari, faleminderit që pranuat ftesën në këtë vizitë blic në Tiranë. Është një nder dhe sigurisht një privilegj të flasësh me dikë që ka parë me sytë e tij lindjen e një legjende botërore e që më pas, ka trashëguar një peshë shumë të madhe. Si fillim, kur ishte hera e parë që dëgjuat fjalën “Shqipëri”?

Tonino Lamborghini: Nderi më takon i gjithi mua. Kryeministri – që jeni ju, Edi Rama – më ftoi, më priti me mikpritjen maksimale dhe më duhet të them që kjo më befasoi, më dha shumë kënaqësi. Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj të fortë. Ju shoh shpesh, ju shohim shpesh në televizion në Itali me kryeministren tonë. E di mirë që keni një raport të shkëlqyer dhe nuk e mohoj që më vjen shumë mirë për këtë. Diçka që e kam fort për zemër është kjo lidhje e ngushtë që ekziston me vendin tuaj – të cilin nuk e njihja – dhe, për të thënë të vërtetën, në Itali, kur flitet për Shqipërinë, duket sikur bëhet fjalë për një vend mjaft të prapambetur, nëse më lejohet ta them. Unë erdha këtu dhe mbeta jashtë mase i befasuar nga modernizmi, nga pastërtia, nga eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj. Unë e dua shumë historinë, dua shumë arkitekturën. Besoj se i kam parë të gjithë muzetë e botës, por jo si kureshtar – të them si studiues është e tepërt – po, ndoshta, me një sy…, edhe pse, kur isha i ri, mendoja se do merresha, doja të merresha me arkitekturë. Pastaj, një ditë, im atë më tha: “A e kupton që ne kemi një aktivitet industrial?Ndoshta, do të ishte mirë ta shikoje edhe njëherë qënd

rimin për shkollën.”

E kuptova menjëherë, kështu që, pastaj ndryshova universitet.Në fakt, nuk ndryshova, zgjodha universitetin. Për t’u kthyer te ne, qyteti juaj është i mrekullueshëm. Ka një mikpritje që ju, pastaj, e përcillni, sepse, zakonisht, kryeministri përfaqëson një popull dhe nëse ai është i sertë, i mbyllur, fodull, nënkupton që, me gjasë, edhe vendi, edhe populli ka këtë lloj mbylljeje. Në fakt, u pamë para gjysmë ore dhe jemi shumë miqësorë, kështu që, mendoj se duhet folur shumë më tepër për Shqipërinë. Besoj që duhet bërë, sepse vendi juaj është shumë i bukur, është shumë i ngjashëm me temperamentin dhe karakterin miqësor italian dhe është për të ardhur keq që njerëzit mendojnë se Shqipëria është ende një vend, ku të thonë, “ki kujdes, kujdes”. Po ç’kujdes! Me kujdes shkoj në Milano, me kujdes shkoj në Napoli, kurse, vij këtu dhe mund të lëviz rehat. Gjithçka është e pastër, në vendin e vet, pa zhurmë. Urime! Urime juve që e drejtoni prej shumë vitesh këtë vend dhe unë e di, sepse informohem, që populli ka shumë vlerësim, shumë konsideratë për ju dhe ju e keni ngritur këtë vend, e keni ngritur në atë pikë që sot është në pozitën për të bërë dialog me vende të cilat kanë historikisht një traditë më të thellë. Nuk është tamam epiteti i duhur. Kështu që, nuk mund t’ju them dot tjetër përveçse “bravo”.

Kryeministri Edi Rama:
Faleminderit. Sigurisht, sigurisht, që, po t’i hysh ca më thellë, do gjesh edhe ata – që nuk janë pak – të cilët nuk do thonin të njëjtat gjëra për mua, megjithatë, është privilegj ta dëgjosh nga dikush që nuk ka asnjë lloj…

Tonino Lamborghini: Nuk mund t’u pëlqejmë të gjithëve, është e vërtetë.

Kryeministri Edi Rama:
Jo, po t’u pëlqesh të gjithëve, ka një gjë që nuk shkon.

Tonino Lamborghini: Patjetër, sigurisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT