11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Pogradec/Sherr me thika mes të rinjve në një lokal, plagoset njëri tyre

Policia bën me dije se një 15-vjeçar i cili u qëllua me thikë tashmë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Nga ana tjetër është vënë në pranga autori i ngjarjes, i cili është një bashkëmoshatar i të plagosurit.

Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, vihet në pranga 15-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientet e një lokali, një shtetas 15-vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin autorit të dyshuar të plagosjes, ku në përfundim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë 15-vjeçarin për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...