Policia belge ka kryer operacione të suksesshme në Antwerp, Deurne, Berchem dhe Borgerhout, duke arrestuar 7 shtetas shqiptarë të dyshuar për trafik kokaine.
Të dyshuarit përdornin skutera elektrikë për t’i shpërndarë substancat narkotike në rrugët e qytetit.
Në rezultat të bastisjeve, autoritetet zbuluan edhe armë zjarri, pasaporta false dhe sasi të konsiderueshme droge.
Hetimet filluan vitin e kaluar pas informatave se grupi kishte nisur një operacion trafiku kokaine në Antwerp. Të gjithë të arrestuarit, me moshë nga 28 deri në 45 vjeç, ndodhen tani në pranga.