9.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

Policia e Korçës godet një rast të armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim të bimëve narkotike, Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim vëllai i tij

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë aksionit, është arrestuar një 26-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 21-vjeçar.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov, municion luftarak, krëhëra dhe bajoneta të armëve të zjarrit.

 Njoftimi i Policisë
Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim vëllai i tij.
Sekuestrohet 1 armë zjarri tip kallashnikov, municion luftarak, krëhëra dhe bajoneta të armëve të zjarrit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i hetimeve disa mujore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë dhe kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Selcë, Njësia Administrative Gorë, Maliq.
Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...