28.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Kryeministri Rama nënshkruan nismën e përbashkët me universitetet e Puglia-s/ “Studentët s’do largohen nga Shqipëria”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar këtë mëngjes nismën e përbashkët me universitetet e Puglia-s, në Itali.

Gjatë fjalës së tij me drejtuesit e Puglia-s, Rama vlerësoi rëndësinë e kësaj nisme, ku do të merret përvoja e universiteteve të tyre.

“Një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë brenda një kohe të arsyeshme dhe të hedhim disa hapa të cilat do të mund të na çojnë më tej. Të mund të bëjmë më konkrete këtë marrëdhënie të përkryer me realizimin e nismave të përbashkëta, që do të çonin në një tjetër nivel universitet tona duke shfrytëzuar përvojën tuaj. I jam shumë mirënjohës Michele sepse me të kam folur shpesh për këtë temë e di që nuk është diçka e lehtë. Nuk është një punë e lehtë me italianët dhe puljezët dhe nëse i shtojmë kësaj edhe shqiptarë. Dispobiliteti juaj është diçka e çmuar për mua dhe ne.

Duhet të themi që kemi një shtim të mirë të sipërmarrjeve italiane në Shqipëri dhe asasjelltas. Kjo gjë do të thotë se në njëfarë mënyrë duhet ta marrim për shembull sepse do të thotë se këta sipërmarrës janë më të shpejtë. Dua t’ju falënderoj, me siguri kjo është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme për ne. Na duhet të nxjerrim prej saj avantazhin më të madh të mundshëm. Duke e filluar me universitetet do të kemi shtysa të mira.

Sa i takon shëndetësisë jemi në një rrugë që ka filluar dhe që mbart në vetvete mundësi të mira. Besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Mund të mendojmë diçka edhe për instancat evropiane. Po të shikosh hartat e zjarreve kjo pjesë e Evropës është më e rrezikuar. Por njëherësh kjo pjesë përfaqëson një pjesë shumë të rëndësishme”, u shpreh kryeministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...