2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Policia e Korçës sekuestron 70 kg kanabis! 3 persona në pranga

Uniformat blu kanë vendosur në pranga 3 persona pasi në banesat e tyre iu gjetën lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Më konkretisht në pranga kanë rënë shtetasit Ertin Hoxhalli, 35 vjeç, Zarif Beqiri, 53 vjeç, të dy banues në fshatin Zëmblak, Maliq si dhe Kastriot Hoxha 42 vjeç banues në fshatin Kurilë Devoll.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, policia gjeti dhe sekuestroi 126 pako me 70 kg kanabis në banesën e Zarif Beqirit.

Në shtëpinë e shtetasit Ertin Hoxhalli dy pako me 1.5 kg kanabis dhe një peshore elektronike, ndërsa në banesën e Kastriot Hoxhës u gjet një armë zjarri tip automatik me një krehrë të vendosur në fole me 9 fishekë.

“Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., forcat e policisë gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 1.5 kg dhe 1 peshore elektronike, në banesën e shtetasit K. H., u gjet 1 armë zjarri tip automatik, me një krëhër të vendosur në folenë e tij, me 9 fishekë pa leje, si edhe në banesën e shtetasit Z. B., janë gjetur 126 pako, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totale 70 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” – thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet faza e katërt e operacionit policor të koduar “Restart”, startuar tre muaj më parë.

Operacioni pas hetimeve intensive, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vihen në pranga edhe tre shtetas dhe sekuestrohen 70 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis, një armë zjarri automatike, një krëhër me municion pa leje dhe një peshore elektronike.

Shkon në 10 numri i të ndaluarve dhe në 322 kilogramë lëndë narkotike kanabis e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit policor “Restart”, nisur tre muaj më parë, kanë finalizuar me sukses fazën e katërt të tij, si rezultat i së cilës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq, (i cili aktualisht ishte në shërbim prove).

• K. H., 42 vjeç, banues në fshatin Kurilë, Devoll, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe

• Z. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq.

Si rezultat i informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në fshatrat e Njësisë Administrative Pojan, Maliq, trafikimit të tyre në drejtim të shtetit grek si edhe posedonin armë pa leje, shërbimet e policisë organizuan punën, bënë lokalizimin e personave dhe ushtruan kontrolle në banesat e tyre, në fshatrat Zëmblak dhe Kurilë.

Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., forcat e policisë gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 1.5 kg dhe 1 peshore elektronike, në banesën e shtetasit K. H., u gjet 1 armë zjarri tip automatik, me një krëhër të vendosur në folenë e tij, me 9 fishekë pa leje, si edhe në banesën e shtetasit Z. B., janë gjetur 126 pako, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totale 70 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...