12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Policia e Madridit arreston 5 persona mes tyre 2 shqiptar për vjedhje me metodën “Butrón” të arit

Agjentët e Policisë Kombëtare dhe Bashkiake të Madridit kanë arrestuar pesë persona më 27 tetor, të dielën, për vjedhjen e një dyqani-depo metalesh të çmuara, përfshirë diamante, në zonën Fuente del Berro të Salamanca. Dy nga të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa tre të tjerë janë spanjollë. Të arrestuarit janë nga 30 deri në 45 vjeç dhe kanë dosje të shumta policie për vepra penale të ndryshme.

Sipas raportimeve, brenda depos ishin sasi të mëdha me shufra ari, metale të çmuara dhe monedha. Hajdutët kishin hapur një vrimë rreth 70 centimetra në një mur nga një godinë e ngjitur me dyqanin, duke përdorur metodën e njohur si “butrón” (hapja e vrimës në mur). Fqinjët e dyqanit, duke dëgjuar diçka të çuditshme, lajmëruan policinë.

Pas marrjes së njoftimit, agjentët arritën në vendngjarje dhe vendosën një pajisje “kafaz” për të parandaluar ikjen e hajdutëve me floririn e vjedhur. Pas sigurimit të zonës dhe hyrjes në dyqan, ata gjetën pesë personat të fshehur në katin e sipërm dhe i arrestuan menjëherë si përgjegjës për krimin e grabitjes.

Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë të ditur ende në media. Të arrestuarit ishin të veshur me doreza dhe kapuç, dhe në një automjet të parkuar në rrugë u gjetën sende materiale dhe pajisje që shërbenin si prova të veprës penale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...