36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Ervin Salianji nga qelia për atentatin në Shkodër: Qeveria po dështon përballë krimit, siguria publike në rrezik

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku atentati çoi në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetër ditën e mërkurë. Reagimi i tij është shprehur nëpërmjet një letre, ku ai thekson qëndrimin e qeverisë në raport me krimin dhe situatën e rendit në vend.

Degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që ndjejnë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin dhe sigurinë e tyre, nuk mund të zgjidhen nga ata që kanë krijuar problemin! Ne do t’i çmontojmë bandat me forcën e ligjit dhe do të mbajmë përgjegjësi për çdo kriminel dhe çdo pupac që i shërben atyre! Drejtësia vonon, por nuk harron!”, shkruan Salianji mes të tjerash.

Deputeti demokrat po vuan një vit burgim të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli, për dosjen “Babale”, me akuzën e “kallëzimit të rremë”, për inskenimin e audiopërgjimit që implikonte Agron Xhafën në trafik droge, vëllanë e ish-ministrit Fatmir Xhafa. Ai po e vuan dënimin në Burgun e Fierit që nga data 27 Shtator të këtij viti.

Në letrën e tij, Salianji shprehet se “humbja e jetës së qytetarëve të pafajshëm, guximi për të vrarë në mes të qytetit dhe humbja e autoritetit të shtetit janë tragjedi që parakalon në sytë e të gjithëve! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar ishte tragjedia e Shkodrës, ku mbetën të vrarë qytetarë të pafajshëm! Policia nuk reagon ndaj kërcënimeve me vdekje ndaj një të riu; është e pafuqishme të parandalojë krimin, e pafuqishme të kapë autorët, e pafuqishme të reagojë më shumë se agjencitë e lajmeve. Është tmerr më vete se si qeveria i shkel syrin krimeve në varësi të kalkulimeve elektorale. Asnjë reagim qeveritar për vrasjet, ministri belbëzon dhe rri para kamerave sikur i kanë drejtuar armën; ai nuk guxon dot as të dënojë vrasjet dhe as të marrë masa.

Ai vijon duke kritikuar qeverinë për përfshirjen e saj në çështje që nuk lidhen me sigurinë publike, duke thënë se “ministri është i lejuar të fusë hundët tek parfumi i Elda Hotit për ta propaganduar si helm të shkatërrimit në masë, por askush nuk i thyen hundët nëse i fut tek punët e policisë; ata emërohen nga krimi dhe janë në shërbim të partisë shtet.”

Sipas tij, qeveria turren ndaj protestuesve dhe zbythin nga kriminelët, duke nderuar banditët dhe duke dhunuar hallexhinjtë. Salianji përfundon duke theksuar se “degradimi i rendit dhe sigurisë publike, frika që kanë qytetarët për jetën, pronën, shëndetin dhe sigurinë nuk mund të zgjidhen nga ata që e kanë krijuar problemin.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...