19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Policia e Shtetit reagon për denoncimin e Emirion Mandrejas: “Refuzoi t’i bindet urdhrit dhe u soll me dhunë në komisariat”

Policia e Shtetit ka reaguar pas intervistës së Emirion Mandrejas, i cili akuzoi efektivët e komisariatit të Rrëshenit, përfshirë ish-shefin Klodian Kondi, për dhunë fizike gjatë një ngjarjeje të ndodhur më shumë se një vit më parë.

Në një deklaratë zyrtare, policia pranon ndalimin e tij më 17 janar 2024, por thotë se Mandreja ka refuzuar të tregojë dokumentin e identifikimit dhe ka mbajtur “qëndrim sfidues dhe agresiv verbal”, gjë që çoi në shoqërimin e tij.

Sipas policisë, gjatë qëndrimit në ambientet e komisariatit, Mandreja “ka ofenduar, kërcënuar dhe tentuar të godasë punonjësit e policisë”, përfshirë ish-shefin e komisariatit. Në reagim thuhet gjithashtu se ai ka dëmtuar veten duke goditur murin dhe tavolinën, veprime që sipas autoriteteve janë dokumentuar dhe përfshirë në dosjen hetimore.

Pas ngjarjes, Klodian Kondi ka bërë kallëzim penal për goditje për shkak të detyrës, ndërsa Mandreja është arrestuar për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”. Pamjet filmike të incidentit i janë dorëzuar Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Policia thotë se pretendimet e Mandrejas janë publike, por “ngjarja është dokumentuar me prova dhe deklarime zyrtare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...