24.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Policia e Tiranës: 11 Persona të arrestuar për vepra te ndryshme Penale

Policia e Tiranës ka bërë një operacion të suksesshëm duke arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale. Specializuar në hetimin e krimeve ekonomike dhe financiare, policia ka ndaluar shtetasin M. Q., 34 vjeç, për falsifikim të dokumenteve të shitjes së një automjeti.

Nëpër komisariate të ndryshme, janë kapur individë të implikuar në vjedhje, konflikte, dhe aksidente. Shtetasi G. K., 49 vjeç, banues në Krujë, u ndalua për akuzën e vjedhjes, ndërsa disa persona në Tiranë u arrestuan për kanosje dhe sulme ndaj inspektorëve shëndetësorë në rrugën “Tish Daija”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin M. Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për shitjen e një automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin G. K., 49 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– N. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal në rrugën “Muhamed Gjollesha”;

– P. B., 60 vjeç, E. Xh., 30 vjeç, B. Q., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tish Daija”, kanë kanosur me fjalë dhe goditur për shkak të detyrës, inspektorët e Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:

– F. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë, si dhe proceduan penalisht shtetasin H. Sh., 21 vjeç, banues në Krujë. Në një lokal në Krujë shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin F. Sh., i cili ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa shtetasit H. Sh., i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– M. V., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë, i gjetën e sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– T. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– M. A., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Jordan Misja”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen V. C., 44 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve A. B., 33 vjeç, A. M., 40 vjeç, dhe F. S., 34 vjeç, pasi ditën e djeshme rreth orës 21:30, në rrugën “Kastriotët”, janë konfliktuar dhe kanë goditur me automjet shtetasin H. H., 37 vjeç. Si pasojë 37-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. L., 35 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT