19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Policia e Tiranës vendos në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale/ Nga ngacmimi seksual, plagosja e deri te përdorimi i kokainës

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 6 persona për vepra të ndryshme penale, që nisin nga ngacmimi seksual i dy personave ndaj një shtetasje, përdorimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë, dhe deri te plagosja e lehtë me dashje.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndyshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Sh. D., 37 vjeç, dhe E. S., 32 vjeç, pasi dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual” me një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Q. K., 64 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. M., 54 vjeç, dhe F. B., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin N. N., 50 vjeç, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen A. M., 44 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin G. N., 40 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin  R. S., 19 vjeç. Më datë 03.04.2022, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, persona edhe të paidentifikuar, kanë goditur  me grusht shtetasit A. K., 33 vjeç, dhe E. K., 35 vjeç. Punohet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...