10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Policia e Vlorës ashpërson masat për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor

Policia e Vlorës ka marrë masa të reja dhe ka ashpërsuar ndëshkimet për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, veçanërisht ata që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur ose përdorin telefonin gjatë vozitjes. Autoritetet bëjnë me dije se për këta drejtues, gjobat mund të arrijnë deri në 400 mijë lekë të vjetra, duke i dhënë një mesazh të qartë për rëndësinë e respektimit të rregullave të sigurisë rrugore.

Në kuadër të operacionit të monitorimit të qarkullimit, policia ka ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që përdorin telefonin gjatë vozitjes, një praktikë e rrezikshme që shpesh çon në aksidente. Po ashtu, janë sanksionuar edhe shoferët që nuk respektojnë sinjalistikën rrugore dhe veprime të tjera që mund të rrezikojnë sigurinë e jetës së qytetarëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Për më tepër, drejtuesit e automjeteve që lëvizin nën ndikimin e alkoolit, duke u bërë shkak për aksidente, janë ndëshkuar në përputhje me ligjin.

Një rast konkret është ai i një shtetasi që u arrestua mbrëmjen e së shtunës për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ky aksion i policisë synon të parandajë aksidentet dhe të ruajë sigurinë e qytetarëve.

Policia e Vlorës ka bërë të qartë se është në fokus gjithashtu kontrolli i mjetëve me xhama të zinj, të cilat nuk janë pajisur me letër identifikuese, si dhe ata që drejtojnë motoçikleta pa përdorur kasën mbrojtëse. Në këtë kuadër, policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal në rrugë, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit dhe të respektojnë rregullat e sigurisë për të parandaluar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën e kalimtarëve dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...