13.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Policia e Vlorës nis aksion kundër parkimit të paligjshëm: “Toleranca është zero”

Pas vendimit për ashpërsimin e masave ndaj drejtuesve që parkojnë në mënyrë të dyfishtë ose në hapësira që pengojnë qarkullimin dhe sigurinë publike, strukturat e Policisë së Vlorës kanë nisur një aksion të gjerë kontrolli në të gjithë qytetin.

Në terren kanë zbritur njëkohësisht Drejtoria Vendore e Policisë, Forcat “Shqiponja”, Policia e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e rendit, duke zhvilluar kontrolle të përqendruara në zonat më problematike. Fokus i veçantë u vu tek akset kryesore, rrugët me fluks të lartë, pranë institucioneve publike, shkollave, spitaleve dhe zonave tregtare, ku parkimi i paligjshëm ka krijuar bllokime dhe rrezik për këmbësorët.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë ditëve të para të aksionit janë vendosur qindra masa administrative ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat, ndërsa një numër i konsiderueshëm mjetesh është bllokuar dhe larguar me karrotrec. Ky instrument është rikthyer për të disiplinuar parkimin e automjeteve që bllokojnë korsitë, hyrje-daljet e banesave apo bizneseve, trotuaret dhe hapësirat për personat me aftësi të kufizuar.

Autoritetet theksojnë se toleranca ndaj shkeljeve do të jetë zero dhe aksioni do të vijojë çdo ditë me patrullime dhe kontrolle të befasishme. Për drejtuesit që përsërisin shkeljet, parashikohen masa më të ashpra, përfshirë gjoba më të larta dhe procedura shtesë sipas ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...