Policia greke ka arrestuar dy shtetas shqiptarë në operacione të ndara. Një 30-vjeçar u ndalua në kufirin greko-shqiptar në Sajadhë të Igumenicës, i kërkuar për grabitje nga Gjykata e Nafplios.
Në Kordhelio të Selanikut, një ndjekje rezultoi në arrestimin e një 33-vjeçari shqiptar dhe një 37-vjeçari grek, të dyshuar për mbajtjen e armëve të paligjshme.