11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Policia Kufitare shpëton dy turistë kanadezë të humbur në Karaburun

 

Një ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale e Policisë Kufitare të Dhërmiut ka bërë të mundur lokalizimin dhe shpëtimin e dy turistëve kanadezë të humbur në zonën e Karaburunit, mbrëmjen e djeshme, më 18 maj 2025.

Rreth orës 23:00, salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Vlorë u njoftua se dy shtetas nga Kanadaja, të ndarë nga grupi i tyre gjatë një ecjeje në zonën malore të Karaburunit, kishin humbur orientimin dhe nuk dinin si të ktheheshin.

Policia Kufitare Dhërmi reagoi menjëherë duke nisur një mjet lundrues drejt Gjirit të Gramës. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët vijuan kërkimet në këmbë, në terren të vështirë dhe në errësirë totale. Rreth orës 24:00, ata arritën të lokalizonin dhe gjenin turistët, të cilët fatmirësisht ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët u shoqëruan në Gjirin e Gramës, ku iu bashkuan grupit të tyre, duke falënderuar Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin në këtë ndërhyrje.

Policia Kufitare e Vlorës rithekson angazhimin e saj të pandërprerë për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe vizitorëve, në çdo zonë të territorit, përfshirë edhe ato me akses të vështirë si Karaburuni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...