5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Policia merr masa maksimale për Shqipëri – Angli: Kontroll i rreptë dhe rrugë të mbyllura pranë “Air Albania”

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Angli, që do të zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”.

Sipas njoftimit zyrtar, policia do të garantojë sigurinë e futbollistëve të ekipit anglez nga mbërritja në aeroportin e Rinasit, në hotel, në stadium dhe kthimin për në aeroport. Masat përfshijnë kontroll të hollësishëm të stadiumit për sende dhe lëndë të ndaluara, sigurimin e rrugëkalimeve të emergjencës dhe menaxhimin e trafikut në kryeqytet gjatë gjithë kohës së zhvillimit të ndeshjes.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit, bashkëpunimi është bërë me Federatën Shqiptare të Futbollit, UEFA-n, Gardën e Republikës, Shërbimin Zjarrfikës, policinë bashkiake, spitalet, shoqëritë private të sigurisë dhe stafin e ekipit të Anglisë.

Gjithashtu, më 16 nëntor, nga ora 14:00 deri në përfundim të ndeshjes, disa rrugë pranë stadiumit do të jenë të mbyllura, përfshirë “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali”, “Themistokli Gërmenji” dhe rrugë të tjera kryesore në zonë.

Policia paralajmëron se do të kontrollojë me imtësi tifozët për banderola me përmbajtje raciste, fishekzjarrë, flakadanë, çakmakë, sende të forta dhe mjete të tjera të rrezikshme për sigurinë e pjesëmarrësve.

Ky plan masash synon që ndeshja të zhvillohet pa incidente dhe në një mjedis të sigurt për qytetarët dhe tifozët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...