6.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

“Policia nuk po bën sa duhet për të zbuluar ngjarjen “,reagon nëna e vajzës nga Kenia që vdiq në Shqipëri

22-vjeçarja keniane Joy Aoko, e cila u dhunua barbarisht në Tiranë ka ndërruar jetë dje në një spital në Kenia.

Ndërkohë e ëma e saj sipas mediave në Kenia kërkon që të zbardhet ngjarja që tronditi opinionin publik.

Ajo nuk është e bindur se policia po bën sa duhet për të zbardhur atë që ka ndodhur.

“Deri më tani nuk ka asnjë informacion të ri. Ata vetëm më thanë se po bëjnë hetime dhe se kur të kenë nevojë do të më telefonojnë. Por që nga gushti, ata nuk e kanë zgjatur kurrë dorën”, u ankua nëna.

“Spitali i parë ku ajo u dërgua me urgjencë nuk e ka publikuar raportin mjekësor deri më tani. Dua të shoh se me çfarë u diagnostikua vajza ime pas mbërritjes në atë spital”- ka thënë ndër të tjera nëna e të resë keniane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT