Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, njoftoi sot një ndryshim të rëndësishëm në trajtimin e parkimit të dyfishtë në rrugët e Shqipërisë. Sipas tij, kjo shkelje që deri më tani trajtohej si vepër administrative e lehtë, tani do të konsiderohet vepër penale dhe do të ndiqet sipas nenit 293 të Kodit Penal, me masa që përfshijnë gjobë ose deri në tre vite burgim.
Proda theksoi se parkimi i dyfishtë është një fenomen i rrezikshëm që pengon kalimin e mjeteve dhe cenon sigurinë e qytetarëve, duke kufizuar në mënyrë të papranueshme të drejtën e tyre për të lëvizur lirshëm. Ai nënvizoi rëndësinë që rruga është për qarkullim dhe jo për parkim në mes të saj, duke shtuar se prioritet i qytetit mbeten këmbësorët.
“Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet me çdo kusht,” deklaroi drejtori Proda, duke bërë thirrje për mirëkuptim nga drejtuesit e automjeteve, por duke theksuar se siguria publike është mbi çdo gjë tjetër.
Në praktikë, policia do të kryejë veprimet hetimore për çdo rast parkimi të dyfishtë dhe do të aplikojë ndëshkimet e rënda sipas ligjit në fuqi, duke synuar uljen drastike të këtij problemi në rrugët e vendit.






