12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Policia shqiptare dhe ajo italiane godasin trafikun e kokainës: Arrestohen 3 shqiptarë me 172 kg drogë

Një operacion i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane ka çuar në sekuestrimin e 172 kg kokaine dhe arrestimin e tre shqiptarëve në Itali.

Sipas burimeve të policisë italiane, operacioni nisi pas sinjalizimit nga autoritetet shqiptare, të cilat vunë në vëzhgim një automjet Renault Captur, me dy shqiptarë në bord, të dyshuar se kishin hyrë në Itali për të marrë në dorëzim një ngarkesë droge. Automjeti u lokalizua fillimisht në Trieste dhe më pas u ndoq deri në Emilia Romagna, ku ndodhi edhe ndërhyrja e forcave të rendit.

Në një zonë industriale në Rubiera, automjeti shqiptar u takua me një kamion, shoferi i të cilit i dorëzoi një pako të madhe. Në këtë moment ndërhyri policia, duke arrestuar tre shqiptarët – dy pasagjerët e makinës dhe shoferin e kamionit.

Gjatë kontrollit në dy automjetet, u gjetën dhe sekuestruan 172 kg kokainë, e ndarë si më poshtë:

156 kg kokainë të fshehura në kamion

16.35 kg kokainë në automjetin që kishte ardhur nga Shqipëria

Të tre personat janë arrestuar dhe ndaj tyre është lëshuar urdhër burgimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar burimin e drogës dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...