14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Policia zhvillon kontrolle në të gjithë qarkun e Lezhës/ Sekuestrohen armë zjarri dhe lënde narkotike, vihen në pranga poseduesit e tyre

Policia po zhvillon sot kontrolle në të gjithë qarkun e Lezhës, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Policia ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Ndërkaq, është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, doza me lënde narkotike cannabis sativa, si dhe janë arrestuar poseduesit e tyre.

Njoftimi i Policisë

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, doza me lënde narkotike cannabis sativa, vihen në pranga poseduesit e tyre.

Forca e posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip ” Range Rover”, pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A.M., i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, më krehër me 7 fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 41 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë, për vepren penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit të kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: A.D.,19 vjeç, banues në Lezhë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, në fshatin Pllanë, Lezhë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin motorr i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...