10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Politika shqiptare uron Kosovën për 16-vjetorin e pavarësisë: Mbështetje dhe këshilla për bashkëpunim të ngushtë

Krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e politikës shqiptare kanë uruar Kosovën në këtë ditë të veçantë, teksa feston 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ministri i Jashtëm, Igli Hasani sigurojnë Kosovën se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah saj.

Dëshiroj t’ju siguroj se Shqipëria do të vijojë e vendosur angazhimin për të mbështetur Kosovën”, shkruan Begaj. “Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë”, shton Nikolla.

Begaj dhe Nikolla e vënë theksin tek procesi i dialogut me Serbinë, si rruga e vetme drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Kreu i shtetit ka një këshillë për qeverinë e Kosovës, për të cilën thotë se duhet të bashkëpunojnë ngushtë me aleatët strategjikë, SHBA-në dhe BE.

Bashkëpunimi dhe koordinimi sa më i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, SHBA-në dhe BE-në është thelbësor”, shkruan Begaj.

Një urim e ka pasur edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili thotë se Kosova ka ende sfida përpara, por me mbështetjen e partnerëve do ia dalë me sukses.

Ndiqni më poshtë të gjitha urimet e politikës shqiptare për 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...

Rama: ‘Made in Albania’ si pasaportë drejt BE-së, qeveria mbështet fuqimisht eksportuesit”

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se marka “Made in Albania” përfaqëson jo vetëm cilësinë, por edhe një pasaportë drejt Bashkimit Europian, dhe qeveria do...