14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Politikanët italianë zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar, të djathtët shpresojnë rikthimin e Berlusconit

Politikanët italianë do të zgjedhin kreun e ri të shtetit më 24 janar. Në Itali, deputetët, senatorët dhe përfaqësuesit e 20 rajoneve, zgjedhin presidentin e republikës.

Për të fituar, një kandidati i duhen dy të tretat e votave në tri rundet e para të votimit.

Në të katërtin, një shumicë e thjeshtë është e mjaftueshme.

Zgjedhja e pasardhësit të presidentit aktual, Sergio Mattarella, pritet me padurim në Itali.

Deri më tani, nuk ekziston një emër zyrtarisht.

Për javë të tëra, mediat kanë spekuluar për kandidaturën e kryeministrit aktual, Mario Draghi.

Të tjerë kanë thënë se do të dëshironin të shihnin një grua në krye të shtetit.

Në kampin e krahut të djathtë, Silvio Berlusconi përmendet vazhdimisht si kandidat.

Presidenti ka rol të rëndësishëm në Itali, sidomos në kohë krizash.

Në mesin e gjërave për të cilat ka pushtet është edhe shpërndarja e legjislaturës në parlament dhe emërimi i ministrave.

Mandati shtatëvjeçar i Mattarelles përfundon në muajin shkurt./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...