14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Portugalia U17 shpallet kampione e Europës në Tiranë: Triumf i pastër ndaj Francës në finalen e “Shqipëri 2025”

Portugalia U17 ka fituar titullin kampion të Europës për të rinjtë, në turneun që për herë të parë u organizua në Shqipëri. Finalja u zhvillua në “Arenën Kombëtare” në Tiranë, ku luzitanët e vegjël mposhtën bindshëm Francën me rezultatin 0-3.

Kabral, Kunja dhe Neves vendosin fatin e finales

Skuadra e trajnerit Bino e zgjidhi ndeshjen që në pjesën e parë. Kabral dhe më pas Kunja realizuan dy golat e parë për Portugalinë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-2. Në minutën e 60-të të sfidës, ishte Neves që shënoi golin e tretë, duke vulosur rezultatin përfundimtar dhe siguruar trofeun.

Një Europian historik, edhe për Shqipërinë

Ky ishte një turne historik jo vetëm për Portugalinë, por edhe për Shqipërinë, që për herë të parë priti një kampionat Europian zyrtar të UEFA-s. Luzitanët patën një rrugëtim mbresëlënës: kaluan fazën e grupeve ku ndodhej edhe Shqipëria, dhe në gjysmëfinale eliminuan Italinë.

Triumfi i Portugalisë U17 në këtë Europian i jep kësaj skuadre një trofe të rëndësishëm për të ardhmen e futbollit luzitan, ndërsa i shton edhe më shumë vlerë organizimit të suksesshëm të Kampionatit Europian U17 “Shqipëri 2025”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...